Sllovaki, fitojnë populistët/ Peter Pelegri do të jetë presidenti i ri

7 Prill 2024 | 21:58

Në Sllovaki zgjedhjet presidenciale u fituan nga Peter Pelegri, një aleat i kryeministri aktual që kërkon uljen e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Peter Pellegrini do të bëhet presidenti i ardhshëm i Sllovakisë. Aleati i kryeministrit populist Robert Fico, Peter Pellegrini, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Sllovaki. Ai mori rreth 54% të votave me pothuajse të gjitha qendrat e votimit të numëruara, pas raundit të dytë këtë fundjavë.

Pellegrini premtoi t’i sigurojë popullit të Sllovakisë një “jete më të mirë, më të sigurt dhe më të mirë”. Ai theksoi synimin e tij “për të qëndruar në anën e paqes”, duke iu referuar një prej çështjeve kryesore gjatë fushatës – mbështetjes për Ukrainën.

Kundërshtari i tij humbës, Ivan Korçok e ka uruar Pellegrinin, por e paralajmëroi atë, duke i thënë: “Nuk do ta harroj faktin që fushata u fitua duke më kthyer mua në një kandidat lufte” – pasi Korçok favorizonte fuqimisht vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026