100 vite orkestra simfonike e Korçës

7 Prill 2024 | 21:04

100 vite më parë korçarët pasi krijuan bandën e qytetit dhe formacione të ndryshme muzikore, me ndihmën e shqiptarëve të Amerikës dhe Bukureshtit krijuan edhe orkestrën simfonike,e cila për shumë vite ka mbajtur gjallë jetën artistike të “Parisit të vogël”.

Pas vitit 1990 orkestra ndaloi  aktivitetin e saj artistik për t’u rikthyer pas 100 vitesh. Korça dhe Shkodra, për kompozitoret e njohur Zef Coba e Zhani Ciko janë qytetet më aktivitete të shumta muzikore në këto 100 vite.

“Më e lehtë është ta prishesh, Korça, Shkodra kishin orkestër simfonike, orkestër frymore të konsoliduar. Janë trajtuar me kujdes nga institucionet e kohës, ka të bëjë me shpirtin artistik të këtyre qyteteve. I kanë dhënë artit kombëtar shumë. Ka tradita të mëdha. Ringjallja ka vështirësitë e veta po mendoj se është dëshira e vet artistëve. ”

“Lajm i shkëlqyer sepse Korçës nuk i kanë munguar trupat artistike. Janë të lidhura me patriotizmin, gjithë lëvizja kulturore, banda e lirisë, banda e viteve 20 me luftën e Vlorës, këta ishin djemtë e Korçës, Thoma Nasi djalë Dardhar që iku Amerikë e u kthye në Korçë. 2:30 jam shumë i gëzuar që kjo traditë muzikëdashese përballë një qendre të tillë është lajm i gëzuar që zemra ne korçarëve na behet mal”-tha Zhani Ciko.

Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës Zamira Kita tha se nuk ka qenë aspak e lehtë për të rikthyer edhe njëherë tjetër një orkestër kaq të madhe muzikore.

“Ka qenë shumë e vështirë sepse prej vitesh kemi hapur orkestër harqesh e mbas kaq vitesh menduam të rikthejmë orkestrën simfonike e sot në 6 Prill të 2024 bëhen 100 vite, 6 Prill 1924 Thoma Nasi luajti dy materiale me orkestrën simfonike. Dirigjent do të jetë Ilri Erzeni, ky institucion është vlerë e shtuar për Korçën.

Të gjithë do të kenë sallat e tyre ku do bëjnë prova, vlerë e madhe është dhe Galeria “Guri Madhi”, të gjithë do e vizitojnë, ka ambiente të tjera për ekspozita të ditës”-tha Zamira Kita Drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës.

Me rastin e 100 vjetorit të orkestrës simofike të Korçës bashkia e këtij qyteti ka çelur qendrën e Kulturës dhe Inovacionit ku të rinj do të kenë mundësi të merren kryesisht me muzikë por edhe arte te tjera.

Mbrëmë krahas orkestrës simfonike kanë interpretuar këngët e njohura korçare dhe jo vetëm edhe Kori Lira, formacioni i kompozitorit Josif Minga, tenori Kastriot Tusha e të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026