Sllovakia do të kufizojë çmimet e energjisë për kompanitë tremujorin e parë 2023
Sllovakia do të kufizojë çmimet e energjisë për kompanitë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm në mënyrë që të zbusë rritjen e faturave të tyre, tha sot kryeministri Eduard Heger.
Qeveria do të vendosë një kufi të çmimit për energjinë elektrike në 199 euro (195,42 dollarë) për megavat orë dhe për gazin në 99 euro për MWh, me shtetin që mbulon 80 për qind të kostove mbi ato nivele çmimesh, tha Heger në një konferencë për gazetarët.
“Ne do të mbulojmë pothuajse të gjithë sektorin e kompanive, duke lënë vetëm kompanitë me konsum jashtëzakonisht të lartë të energjisë që do të trajtohen individualisht nga Ministria e Ekonomisë”, shtoi ai.
Heger deklaroi se kjo “ndihmë ka të bëjë me miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2023”, dhe për këtë ai beson se “ia vlen që çdo deputet të heqë këmishën politike dhe të miratojë buxhetin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë