Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale, garon kampi pro Moskës me atë pro Kievit

23 Mars 2024 | 10:09

Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat garon kampi pro Moskës kundër atij pro Kievit, meqë brenda Sllovakisë ekzistojnë pozicionime të ndryshme për luftën në Ukrainën fqinje.

Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total.

Ndonëse pozita e presidentit në këtë shtet është ceremoniale, presidenti sllovak ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Kreu i shtetit mund të përdorë edhe veton për ligjet e miratuara prej parlamentit.

Pellegrini përkrahet prej kryeministrit popullit Robert Fico, i cili e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës, në kuadër të disa komenteve që ka bërë për luftën e Rusisë ndaj atij shteti, shkruan REL.

Korcok, në anën tjetër, është mbështetës i madh i Ukrainës, sikurse presidentja në shkuarje Zuzana Caputova.

Caputova njihet si kritike e Qeverisë, e cila ka vendosur të mos garojë për një mandat të dytë.

Sondazhet e kryera së fundi kanë treguar se gara do të jetë e ashpër në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Megjithatë, një rreth i dytë zgjedhjesh duket i pashmangshëm, pasi sondazhet tregojnë që asnjëri kandidat nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026