Sllovenia refuzon ligjin për eutanazinë në referendum, mbi 53% e votuesve thonë jo
Një ligj që lejonte vetëvrasjen e asistuar është rrëzuar në referendum në Slloveni. Me një pjesëmarrje prej 41%, më shumë se 53% e votuesve thanë jo për lejimin e pacientëve në gjendje të plotë mendore që të ndërpresin jetën me ndihmën e mjekëve, nëse vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose dhimbje të padurueshme.
Ligji u kundërshtua në referendum nga partitë konservatore dhe aktivistë, si dhe nga Kisha Katolike.
“Faleminderit të gjithëve që votuan kundër helmimit të pensionistëve dhe pacientëve me aftësi të kufizuara. Kjo është një fitore e madhe për të sëmurët dhe pensionistët; ata mund të relaksohen dhe të festojnë Krishtlindjet në paqe”, thotë Ales Primc, iniciatori i referendumit
Një referendum i mëparshëm jo-detyrues kishte thënë po për vetëvrasjen e asistuar në Slloveni, por referendumi aktual rrëzoi ligjin specifik – gjë që nënkryetarja e parlamentit e lidhi me një fushatë mashtruese.
“Rrethet konservatore, Primc dhe Kisha Katolike ia dolën të mashtrojnë opinionin publik me gënjeshtra, duke i bërë njerëzit të besojnë se ky ligj është një kërcënim i madh për jetën njerëzore”, shprehet Natasa Sukic, nënkryetare e Parlamentit të Sllovenisë.
Rrëzimi lidhet vetëm me ligjin e propozuar, dhe mbështetësit shprehin shpresën që vetëvrasja e asistuar mund të legalizohet në një formë tjetër në të ardhmen.
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 07:59 SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet dhe të takohen në Katar
- 07:58 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 1,450, mbi 50 mijë të zhdukur
- 07:53 Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 07:50 Koreja e Veriut dënon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni
- 07:34 Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
- 07:06 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike