Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

5 Shkurt 2026 | 19:12

Sllovenia po përgatit një projektligj që do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, tha zëvendëskryeministri slloven Matej Arkon në një konferencë për shtyp të martën. 

Sllovenia, me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, ndjek shembullin e Spanjës dhe vendeve të tjera që kanë propozuar ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët në një shenjë të një forcimi të qëndrimeve në Evropë ndaj teknologjisë që disa thonë se është projektuar të krijojë varësi.

Arkon tha se Ministria e Arsimit ka marrë iniciativën, duke u mbështetur në përvojën e vendeve të tjera, dhe se ekspertë në arsim dhe teknologji dixhitale do të përfshihen gjithashtu në hartimin e projektligjit që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Ka qenë një çështje shumë ‘e nxehtë’ në të gjithë botën dhe në Evropë në javët dhe muajt e fundit, dhe me këtë, ne si qeveri po tregojmë se kujdesemi për fëmijët tanë”, tha Arkon pas një mbledhjeje të kabinetit.

Ai vuri në dukje se qeveria dëshiron të rregullojë rrjetet e mediave sociale ku ndahet përmbajtja, duke përmendur ndër të tjera TikTok, Snapchat dhe Instagram.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026