‘S’më mbajtën frenat’, dëshmon shoferi i G-Class që përplasi çiftin me foshnjën
‘Në lidhje me aksidentin kam qenë me shpejtësi rreth 40 km në orë. Përpara semaforit sapo u bë i kuq unë kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat’. Kështu deklaron Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin me foshnjën e tyre disa ditë më parë në kryeqytet.
“Deklaroj në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam pasur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur ishte me mua, u largova. Bashkë me vajzën time 5-vjeçare kam shkuar në spital, pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, është shprehur ai para efektivëve të Policisë.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në rrugën e Kavajës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.
Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.
39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta