S’mjafton vetëm mikpritja”, mbyllja e sezonit turistik nxjerr në pah problematikat
Me mbylljen e sezonit turistik, operatorët kanë bërë një përmbledhje të sezonit që kaloi dhe problemet që hasën. Kryesisht sektori i shërbimit është ai që has më shumë probleme, për shkak të mungesës së personelit të kualifikuar.
Fatjon Selimaj, ekspert në fushën e shërbimit dhe gastronomisë thotë se të gjitha restorantet në vend kanë nevojë për një rritje profesionale, ku krahas mikpritjes duhet që të ketë një rritje profesionale të shërbimit njësoj si vendet e tjera të rajonit.
“Kemi një gamë të turistëve të huaj që duan të gjejnë jo vetëm shërbimet familjare, por e nga ata që duan shërbim me të mirë, si vendet jashtë. Ne kemi mikpritjen personale, gati kemi qenë dhe nuk kemi qenë, e bukur bëhet dhe mosqenia gati, e kuptojnë turistët qe jemi fazë zhvillimi. Duhet bërë punë me e madhe dhe sensibilizuese në bankat e shkollës. Duhet të mësojmë që në vogëli që puna në restorant është profesion me vete. Kemi nevojë për të rritur burimet njerëzore të hoteleve dhe restoranteve”, thotë Fatjon Selimaj, ekspert turizmi.
Pogradeci krahas rritjes së numrit të turistëve ka fatin që të ketë edhe një shkollë profesionale e cila përgatit të rinjtë për shërbimin e hoteleri-turizmit.
Sipas Artan Temos, drejtues i kësaj shkolle kërkesa për të marrë një zanat është rritur ndjeshëm, ku vetëm këtë vit janë mbi 80 nxënës, ku bie në sy edhe numri i lartë i regjistrimit të vajzave.
“Nga vetë natyra që ka qyteti i Pogradecit, nxënësit dhe interesimi i nxënësve ka një rritje të interesit. Në hoteleri turizëm këtë vit kemi pasur rreth 85 nxënës. Nga viti në vit kemi rritje, kemi interes dhe nga vajzat në këtë degë. Vit për vir kemi biznese që rekrutojnë specialistë nga shkolla jonë”, shprehet Temo.
Por në këtë drejtim problematika më e madhe mbetet mungesa burimeve njerëzore por edhe pagesa e tyre, arsye të cilat kanë shtyrë shumë të rinj të largohen jashtë vendit, pasi ende turizmi funksionon si punë sezonale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta