Socializmi, realitet institucional apo sistem idesh? Lea Ypi përkufizon në Ilva Now Shqipërinë para viteve ’90
Profesorja Lea Ypi, tha në Ilva Now se në Shqipëri socializmi është jetuar si një realitet institucional e më pas si një sistem idesh, por sidoqoftë shumë pikëpyetje mund të ngrihen për vërtetësinë e tij.
Sipas saj edhe grupi që e kritikojnë dhe ata që e mbrojnë, kanë pak vërtetësi brenda vetes.
Nuk mund të mjaftohesh dhe të thuash që socializmi është vetëm një sistem idesh dhe nuk është realizuar ndonjëherë prandaj ta realizojmë sa më shpejtë se ky është sistemi më i mirë, por nga ana tjetër nuk mjafton të thuash që ky socializëm që ne kemi pasur, socializmi real i ezauron mundësinë e socializmit si teori,” – u shpreh autorja e librit “Free”.
Shqipëria e para viteve ’90 për Lea Ypin, mund të përkufizohet si një lloj diktature e proletariatit autokratike dhe nacionaliste.
Sipas saj, ky lloj përkufizimi është një kontraditë në vetvete duke qenë se socializmi është një rrymë që kërkon internacionalizëm dhe që është në kundërshtim me nacionalizmin.
“Ajo që ne kemi pasur është një sistem i çuditshëm idesh socialiste por në një kontekst tepër nacionalist dhe tepër të izoluar,” – u shpreh Ypi.
Profesorja e Teorisë Politike në departamentit e Qeverisjes në LSE tha në Ilva Noë se edhe politika aktuale e Shqipërisë duhet të lexohet në varësi të historisë së vendit, që lidhet konkretisht me krijimin e vonë të shtetit dhe institucioneve, arsye kjo që sipas Ypit ka bërë që edhe sot Shqipëria të mbetet nën hijen e fuqive të mëdha.
“Unë mendoj që institucionet e shtetit shqiptar ende nuk kanë arritur pjekjen e tyre,” – sqaroi shkrimtarja, teksa theksoi se pjekja e tyre mund të arrihet vetëm nëpërmjet vullnetit të shoqërisë.
Ajo komentoi gjithashtu se shtetformimi i Shqipërisë po ndodh në një kohë krize jo vetëm për vendin tonë, por edhe për fuqitë ndërkombëtare.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve