Sokol Sadushi: Gjykata e Lartë do t’i japë përgjigje të gjithë rekurseve të bëra
Zëvëndëskryeatri i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku u ndal dhe te çështjet e prapambetura që janë për tu shqyrtuar në këtë institucion.
Sadushi në fjalën e tij theksoi se të qytetarët kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të drejtë dhe i garantoi ata se Gjykata e Lartë do t’i japë përgjigje të gjitha rekurseve.
Ai shtoi se duhet të kihet parasysh gjithshtu se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti.
“Janë rreth 1,893 rekurse të tërhequra nga institucionet publike, ndërkohë që deri tani janë dhënë rreth 993 vendime për heqje dorë nga rekursi (621 vendime nga Kolegji Administrativ dhe 372 vendime nga Kolegji Civil). Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja që dukshëm janë të pabazuara. Vetëm kështu mund të parandalohet krijimi i një stoku të ri.
Padyshim që është bërë shumë, por për qytetarët të cilët presin drejtësinë në kohë sa më të shpejtë nuk është mjaftueshme. Kolegjet e Gjykatës së Lartë janë përpjekur maksimalisht të trajtojnë çështjet, jo thjesht si raste individuale, por edhe si një mekanizëm për të standardizuar praktikën për raste të ngjashme.
Kjo strategji e qartë ka ndikuar në shqyrtimin më të shpejtë të dosjeve me të njëjtën natyrë, parametër ky, që synohet të rritet në vitin 2023.
Duhet të jetë e qartë për cilindo se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Këtë e parashikon kuadri kushtetues e ligjor dhe jemi munduar ta theksojmë në çdo vendim që merret nga trupa e gjyqtarëve.
Ne e kuptojmë mjaft mirë se qytetarët dhe opinioni publik presin përgjigje të shpejtë dhe të drejtë nga gjykata. Për këtë jemi të angazhuar maksimalisht dhe jemi të bindur se vit pas viti, do të arrijmë t’u japim përgjigje shteruese të gjithë rekurseve të depozituara pranë Gjykatës së Lartë”, tha Sadushi.
LEXO GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)