Solidaritet pas tragjedisë! 45 shtete të botës bashkohen për Turqinë

7 Shkurt 2023 | 16:20

Solidaritet dhe ndihma për Turqinë dhe Sirinë pas goditjes nga një tërmet katastrofik që u mori jetën mijëra personave dhe rrënoi me mijëra banesa.

Krahas mesazheve ngushëlluese liderë evropianë janë shprehur se po dërgojnë ndihma për Turqinë. Presidenti Erdogan deklaroi se kanë pranuar ndihma nga 45 shtete të botës.

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e katastrofës, u shpreh  këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka urdhëruar agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë në këto momente të vështira Turqinë dhe Sirinë.

“Shprehim solidaritet me qytetarët në Turqi dhe Siri. Evropa është gati të ndihmojë në cdo mënyrë,” – shkroi në Twitter presidentja e Komisionit evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se një ekip holandez i kërkim-shpëtimit do t’i bashkohet kërkimit të të mbijetuarve në Turqi dhe Siri.

Në një postim në Twitter, ai ndau gjithashtu ngushëllimet e tij për presidentin e Turqisë Erdogan, duke thënë: “Mendimet janë me të gjitha viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore”.  Ndihma janë dërguar edhe nga Rumania.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia gjithashtu ka mobilizuar burimet e saj dhe do të ndihmojë zonat e prekura. Udhëheqësit e Serbisë dhe Suedisë kanë premtuar gjithashtu se do të dërgojnë ndihmë në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter u shpreh se anëtarët e aleancës po mobilizojnë mbështetjen për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit.

Kancelari Olaf Scholz shprehu dhimbjen e tij për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri dhe u zotua të dërgojë ndihma në zonat e prekura.

Edhe presidenti Zelensky dhe ai rus Putin, kanë ofruar ndihmën e tyre për Turqinë.

Rusia tha se dy avionë IL-76 dhe 100 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë të gatshëm të shkojnë në Turqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026