Solidariteti i artistëve, shesin në ankand veglat muzikore për të ndihmuar të papunët nga pandemia
Mbyllja e bareve dhe pezullimi i aktiviteteve artistike për shkak të pandemisë po ndikon edhe tek industria e argëtimit.
Për të ndihmuar mijëra të punësuar në këtë sektor disa artistë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur në ankand disa nga instrumentet e tyre të përdora gjatë performancave të ndryshme. Më shumë se 144 mije dollarë mund të jetë fondi që ata mund të sigurojnë nga kjo nismë.
Taylor Swift, Bradly Cooper apo Keith Urban kanë dhuruar kitarat e tyre për të ndihmuar të gjithë ata punonjës të industrisë së muzikës country, të cilët janë të prekur nga pandemia
Taylor Swift dhuroi kitarën e zezë Gibson me të cilën debutoi këngën e saj të re Betty. Së bashku me nëntë zgjedhjet e personalizuara të këngëtares. Shtëpiaa e Akandit “Chirstie” bëri me dije se mund të sigurojë 25,000 – 40,000 dollarë.
Edhe kitara elektrike e Bradly Cooper të cilën e përdori në filmin A star is Born është në ankand dhe vlera e saj mund të arrijë shifrën 2,000 – 4,000 dollarë.
Ankandi nisi në 15 tetor dhe do të jetë i hapur deri në 29 tetor dhe paratë do të shkojnë për Akademinë e Muzikës Country e cila ka hapur një fond të posaçëm për të përballuar pandeminë, përqendruar kryesisht në Nashville.
“Ky është rasti ku tregohet se artistët po ndihmojnë ata me të cilët punojnë gjatë të gjithë kohës përfshirë shoferët e autobusëve, punonjësit sezonalë dhe furnizuesit e ushqimeve të cilët aktualisht nuk janë duke punuar”, është shprehur Nancy Valentino, zyrtare e Shtëpisë së Ankandit Christie.
Në ankand është po ashtu një harp e Dolly Parton që arrin vlerën deri në 100 mijë dollarë apo edhe kitarat e Keith Urban apo Blake Shelton.
Përveç instrumenteve të dhuruara nga disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës country, Tim McGraw ka ofruar në ankand motorin e tij F131 Hellcat, ndërsa Carrie Underwood dhuroi fustanin që veshi në shfaqjen e muzikës Country zhvilluar Nashville gjatë muajit shtator.
Lexoni gjithashtu:
Përmbledhja e dramave të Shakespeare shitet në ankand për shifrën rekord 9.97 milionë dollarë
80-vjetori i John Lennon, ndriçohet ndërtesa e Empire State në nder të legjendës së Beatles
Çmimi i Nobelit për Letërsinë i shkon poetes amerikane Louise Glück
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona