Sondazhi për Tiranën, 45.1% preferojnë Edi Ramën për kryeministër
Sondazhi për Qarkun e Tiranës tregon se 47.35% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama. Kurse për liderin e opozitës, Lulzim Basha vlerësimi pozitiv është në nivelin 45.6%. Nga ana tjetër ka një vlerësim pozitiv prej 16% për Monika Kryemadhin.
Opinioni pozitiv për liderët:
- Edi Rama 47.3%
- Lulzim Basha 45.6%
- Monika Kryemadhi 16%
Pas sondazhit të kaluar ku pati thuajse një barazim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kryeministri ka krijuar sërish një diferencë të vogël.
Ndërkohë pyetjes se cilin prej dy liderëve shohin si personin më të përshtatshëm për të qenë kryeministri i Shqipërisë, 45.1% shprehen në favor të Edi Ramës kurse 39.6% preferojnë Lulzim Bashën. 11.9% nuk preferojnë asnjërin prej të dyve ndërsa 3.4% thonë se nuk e dinë.
Lideri i përshtatshëm për kryeministër:
- Edi Rama 45.1%
- Lulzim Basha 39.6%
Në krahasim me sondazhin e kaluar, diferenca mes Ramës dhe Bashës nga 2.8% ka shkuar në 6.5%. Kurse krahasuar me sondazhin e parë për Tiranën, Rama ka një rritje prej 1%, kurse Basha është rritur me 4.5%.
Sondazhi për Tiranën, 45.1% preferojnë Edi Ramën për kryeministër by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi i tretë në nivel qarku për Tiranën u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1015 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë