Sonila Bejtja betohet si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese

29 Dhjetor 2020 | 13:40

Një ditë pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta juristja Sonila Bejtja është betuar si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të saj nga Kreu i Shtetit, Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese pas një periudhe 3-vjeçare jashtë funksionit arriti kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh pak ditë më parë, ndërsa nga sot zyrtarisht pjesë e saj janë shtatë anëtarë. Për një funksionim të plotë, Gjykata Kushtetuese duhet të këtë në përbërjen e saj nëntë anëtarë.

Kreu i shtetit në dekretin e djeshëm u shpreh se këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh nevojën jetike që ka Shqipëria për bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese. Ngritja e saj ka qenë një ndër kushtet, që BE-ja kishte caktuar për Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Kryediplomatja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai BE-së Luigi Soreca kanë apeluar vazhdimisht tek autoritetet, që Gjykata Kushtetuese të bëhej funksionale brenda 31 dhjetorit të këtij viti, objektiv ky, i cili u arrit me betimin e Përparim Kalos. Ambasadorja Yuri Kim pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive i tha Euronews Albania se pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, projekti i radhës ku SHBA-ja do jetë e fokusuar është ngritja e Gjykatës së Lartë.

Lexoni gjithashtu: 

Gjyqtarja e 7-të e Kushtetueses/ Cila është Sonila Bejtja

Ambasadorët Soreca dhe Kim përshëndesin emërimin e gjyqtarit të 7-të Kushtetuese

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon emrin e radhës presidentit Meta

Ekskluzive/ Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese është funksionale, mos u shpërqendroni nga propaganda dhe konspiracionet

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026