Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës, United pret Romën në Old Trafford
Manchester United-Roma është gjysmëfinalja tejet interesante e Europa League që luhet sonte. Djajtë, që janë të favorizuar në letër, kërkojnë prestigjin në Europë, ndërsa për italianët është shansi i artë për të shkruar historinë.
Pas Ligës së Kampionëve sonte është radha e Europa League për të zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale, që është edhe faza me emocionuese e këtij kompeticioni.
Në Angli Manchester United do të presë Romën, e cila ka pretendime të mëdha për fitimin e kësaj kupe, por përballë gjen një kundërshtar jo vetëm më të fortë në letër, por edhe të uritur për të mbyllur sezonin me një trofe.
Në prag të përballjes së parë trajneri i Romës Fonseca është shprehur se ‘është një mundësi e artë jo vetëm për klubin, por për qytetin dhe lojtarët.
“Do të luajmë ndaj një ekipi të madh, mbase ndaj favoritëve për këtë kompeticion. Mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Sigurisht kam folur me Smalling dhe Mikitarian, që kanë luajtur me United dhe kanë eksperiencë në këtë kompeticion. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, e respektojmë United por kemi ambiciet tona”, u shpreh Paulo Fonseca.
Në anën tjeter, trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gune Solskjaer u shpreh se ngritja e një trofeu do të ti jepte një shtysë të madhe grupit të lojtarëve që ai drejton
“Do të jetë një ëndërr e bërë realitet dita që do të arrij të ngre një trofe për këtë klub si trajner, sigurisht kjo është ajo që synojmë. I jemi afruar objektivit, po ecim hap pas hapi dhe kjo ndeshje është ai i radhës. Të gjithë vlerësojnë në fund arritjet dhe pritshmëritë por synimi ynë është që ta mbyllim sezonin duke ngritur një trofe dhe të kemi mundësi të festojmë. E di se sa e rëndësishme është kjo për të gjithë lojtarët për të ecur përpara”, tha Ole Gune Solskjaer.
Ndërkohë përballja tjetër gjysmëfinale do luhet në Spanjë mes Villareal dhe Arsenal. Për vendasit është një shans i artë për të triumfuar në kontinentin e vjetër, ndërsa Arsenal kërkon fitoren jo vetëm për Kupën, por edhe për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi kjo është mundësia e vetme. Ndërkohë, udhëtimet do të mund të kryhen vetëm me leje, ndërsa restorantet do të punojnë vetëm për ushqime me vete.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta