Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë-RMV, zbardhet axhenda
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e parë jashtë kufijve do ta mbajë sot në Prishtinë, me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Një ditë para mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Protokollit për implementimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë, si dhe memorandumin e mirëkuptimit në sektorin e energjisë, shkruan KosovaPress.
Pika e përbashkëta kufitare do të mundësojë lehtësimin e qarkullimit midis qytetarëve dhe bizneseve të të dyja shteteve, ndërsa marrëveshja energjetike vjen si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.
Takimi ndërqeveritar fillon nga ora 10:30 me arritjen e delegacioneve të të dyja vendeve, kryeministrit Albin Kurti në ora 10:50, kryeministrit Hristian Mickoski në orën 10:55.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së kryeministrit Kurti mbahet nga ora 10:55, për të vazhduar me fotografinë e përbashkët ora 11:10 dhe takimin bilateral ora 11:20. Njëkohësisht mbahet takimi bilateral ndërmjet ministrave homologë – ora 11:20.
akimi ndërqeveritar, sipas agjendës, do të fillojë në ora 12:00, për të vazhduar me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale, ndërsa konferenca e përbashkët Kurti-Mickoski nga ora 13:45-14:15, për të përfunduar me drekën zyrtare dhe largimin e delegacioneve.
Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur më 16 shtator 2021 në Shkup, kur Zoran Zaev ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në të cilën kabinetet qeveritare nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunim në shumë fusha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë