Takimi i kryeministrit Albin Kurti me veteranët e UÇK-së pritet të mbahet sot.
Ishte kryeministri Kurti që nëpërmjet një kërkese të siguruar nga KosovaPress, edhe zyrtarisht ka kërkuar takim me veteranët, ku do të diskutohet lidhur me kërkesat e tyre.
Ai ka propozuar që takimi të mbahet sot në orën 9:00, në zyrën e kryeministrit.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka bërë të ditur se kanë pranuar të takohen me kreun e ekzekutivit.
Jashari tha për KosovaPress se do të shkojnë në takim tek kryeministri në mënyrë që t’i paraqesin kërkesat e tyre drejtpërdrejt.
“Nesër do të jemi në takim, do të shkojmë në takim dhe do t’ia themi kërkesat tona drejtpërdrejt dhe nëse nuk reflektojnë pozitivisht në kërkesat tona. Të kthejnë prapa vendimin që e kanë marrë ku i përjashton nga benifitet kategoritë e dala nga lufta, ne do të vazhdojmë dhe nuk do të lejojmë tutje diskriminimin. Ne do të koordinohemi dhe gjithsesi ato çfarë kemi për t’i thënë shumë më lehtë dhe shumë më mirë do t’ia themi në sy kryeministrit dhe qeverisë,” – u shpreh Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
O ALBIN KURTI NMOS E NENVLERSO SHTETIN E KOSOVES MOS ENENVLERSO VETVETIN ME KTA ZHVATESIT E 120 MILJON ERO NE VIT PLUS DY PARTI PDK E AAK ME TE KALUME KRIMINALE FITOJN 60 000 VOTA NGA KTA ISH BYTH CULLAKA PO TASH MILJONERA.