Sot seanca e radhës në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale”

17 Tetor 2022 | 10:05

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashit për çështjen “Babale”.

Salianji ndodhet në ambientet e kësaj gjykate, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë të PD-së.

Deputeti Ervin Salianji u dënua në dhjetor 2019 me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen e njohur “Babale” me akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Sipas gjykatës, ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji, në lidhje me çështjen ‘Babalja’. Pavarësisht vendimit për Salianjin, ish-deputeti demokrat nuk do të arrestohet, pasi duhet të ketë vendim të formës se prerë edhe nga Gjykata e Apelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026