Spahia: Dera është e hapur për demokratët që s’më votuan
Bardh Spahia fitoi zgjedhjet e pjesshme në Shkodër, duke i dhënë Shtëpisë së Lirisë një fitore në zgjedhjet e 6 marsit.
“Ka qenë një garë intensive por edhe e bukur, ku ne vendosem të gjithë energjinë, pozitivitetin dhe idetë tona”, u shpreh Spahia në emisionin Sot në Euronews Albania, pas shpalljes së rezultatit.
Spahia dhe se e ka ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës në të gjitha takimet elektorale që janë zhvilluar.
Më herët Spahia tha se “ndjen trishtim” për faktin që ka parë “demokratë që ndjejnë urrejtje ndaj njër-tjetrit”.
Por, ai u bëri thirrje demokratëve që nuk e kanë votuar që të bashkohen me Shtëpinë e Lirisë.
Ai tha se i jep rëndësi të veçantë domosdoshmërisë së bashkimit me demokratët që mbështesin Lulzim Bashën në vend të Komisionit të Rimethelimit të PD.
Partia Socialiste fitoi 5 bashki në këto zgjedhje, 1 bashki e fitoi Shtëpia e Lirisë, ndërsa Partia Demokratike u rëndit e treta në 5 nga 6 bashkitë.
Basha i ka cilësuar “anomali” këto zgjedhje. Nga radhët e PD-së ka reaguar edhe Grida Duma, e cila tha se rezultati ishte i papritur, dhe se do të merren përgjegjësi, përfshi edhe kryeatrin Basha. Salianji, Gjekmarkaj dhe disa deputetë të tjerë të PD-së nuk pranuan të prononcohen.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore