Spahiu: SHBA ka dosje të politikanëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e spiunazhit rus

17 Shtator 2022 | 10:56

“Fillimi i një dosje të madhe që do pasojë pastrimin e elitës politike në Shqipëri. Mendoj që nuk është i rastësishëm”.

Kështu u shpreh analisti Kreshnik Spahiu në Euronews Albania teksa komentoi lajmin për financimin rus në Partinë Demokratike.

“Padyshim që SHBA-të kanë hartuar një projektligj të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vënë në fokusin e gjykimit të SHBA-së për shkak të rrezikut të influencës ruse”, u shpreh ai më tej.

Spahiu nënvizoi se pas dosjes për financimin rus të PD-së do të bëhen publike disa dosje të politikanëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet ruse, jo sot jo, por ndër vite.

“SHBA disponon dosje të veçanta për lider politikë shqiptarë që kanë qenë pjesë e spiunazhit rus. Mendoj që një pjesë e tyre janë shpallur non-grata. Ka bindjen time profesionale dhe jam i informuar, lista e shpallës non grata për politikanët shqiptarë nuk ka qenë thjeshtë se janë të korruptuar, por se janë pjesë e një projekti për të penguar projektet amerikane”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026