Spahiu zbulon marrëveshjen Rama-Berisha-Meta: Si doli Basha nga skema e tyre
Juristi Kreshnik Spahiu, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta kanë një marrëveshje të fshehtë.
Në një intervistë për Euronews Albania, juristi tha se ata po luajnë teatër në sy të shqiptarëce pasi nhë prapaskenë mbështesin njëri-tjetrin.
“Unë kam bindjen absolute që Rama ka një lloj marrëveshje të heshtur me Berishën e Metën. Domethënë që do bëjnë sikur vriten me njëri-tjetrin, por familjen, biznesin e lirinë do të jenë të paprekshëm për njëri-tjetrin.
Rama, Berisha e Meta janë aktorë, këta luajnë një teatër ku 50% e ka kuptuar dhe 50% bëjnë sikur nuk kuptojnë nga halli. Mendoj se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar që ata mbështesin njëri tjetrin”- deklaroi Spahiu.
Spahiu theksoi se edhe Basha ka qenë pjesë e tyre por doli nga skema e tyre me imponim të SHBA-së.
“SHBA po tenton të çmontojë këtë skemë. Basha ka qenë pjesë e skenarit por SHBA e imponoi që të dalë nga kjo skemë. Basha është në pritje të marrë PD. Besoj se në zgjedhjet lokale nuk do të shkohet me 4 kandidatë e jo me 2 kandidatë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit