SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Bllakos
SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për vendosjen e masës “arrest me burg” për deputetin e dorëhequr Alqi Bllako.
Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, urdhri i kalohet Policisë së Shtetit për të bërë ekzekutimin e vendimit.
Një ditë më parë, Kuvendi i dha leje SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos.
Një letrën zyrtare, Kuvendi informoi SPAK-un se anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Rregulloren dhe Imunitetin u anulua, pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Bllako.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta