SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, PD kërkesë Peleshit: Këshilli i Mandateve të mblidhet sot
5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që mbledhja e Këshillit të Mandateve lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku të mbahet sot në orën 11.00.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha në një video-mesazh, se përkundër kërkesës së tyre, kryetari i Kuvendit e ka mbyllur derën e sallës së mbledhjeve.
“Me praninë e 5 anëtarëve të opozitës mbledhja është e vlefshme, por kryetari i Kuvendit refuzon duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetues për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere korruptive. Ne presim këtu, kryetari i Kuvendit na ka bllokuar, dera është e mbyllur”, tha Bylykbashi.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në komunikim me mediat jashtë ambienteve të Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi, me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, po mundohen t’i blejnë kohë ministres së Infrastrukturës për të intimiduar më tej dëshmitarët dhe prishur provat.
“Ka nisur zoti Peleshi një shkresë që unë e kam këtu, bashkë me kolegët e mi jemi juristë, e kemi lexuar 5 herë dhe nuk kemi kuptuar çfarë ka shkruar. Uroj shumë që ta kuptoni, por këtë gjuhën shqipe të Nikos që ja vë përpara për firmë dhe vulë Edi Rama vështirë se e kuptoni. Është gjuhë korrupsioni, kjo gjuhë që është shkruar këtu është gjuhë korrupsioni”, tha Bardhi mes të tjerave.
Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut