SPAK kërkon konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit

9 Qershor 2021 | 10:58

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon në Gjykatën e Posaçme konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se kërkesa është bërë në bazë të aktit normativ të Operacionit Forca e Ligjit.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht ishte vendosur sekuestro nga OFL-ja për pasuritë e Dajtit, por tani çështja ka kaluar në gjykatë.

Nuk dihet lista e pasurive që kërkohet konfiskim nga SPAK, por vetëm numri i tyre, që është 6.

Për këtë çështje, Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë në orën 13:30 shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Fillimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ky vendim u hoq nga Gjykata e Apelit të ish-Krimeve të Rënda, e cila e dënoi me 25 vite burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Dritan Dajti transportohet për në spital

Gjyqtarët që i ulën dënimin Dritan Dajtit kërkojnë kthimin e parave të sekuestruara nga gjykata

Pranuan gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, shtyhet seanca për tre gjyqtarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026