SPAK operacion për trafik droge dhe pastrim parash. Masa arresti për disa biznesmenë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion të gjerë për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale në vlera të konsiderueshme, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se është një operacion që ka vijuar që në orët e para të mëngjesit, më kuadër të të cilit janë lëshuar 20 masa sigurie, me kërkesë të SPAK lidhur me disa vepra penale ndër to trafikimi i drogës, pastrimi i parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa “arrest me burg” është edhe biznesmenin O. S,, për të cilin masa e sigurisë është ekzekutuar nga autoritetet, person i cili është pyetur pak kohë më parë për dosjen e AKSHI.
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për A. Sh., dhe I. Sh., masa sigurie që ende nuk janë ekzekutuar pasi dyshohet se ndodhen jashtë vendit
Dyshohet se biznesmenët janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në kuadër të një grupi kriminal, para që janë gjeneruar në fushën e ndërtimit të këtyre biznesmenëve.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë detaje mbi rezultatet e hetimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve