Spanja ashpërson rregullat për skuterët elektrikë
Qeveria e Spanjës ka miratuar ndryshime në Rregulloren e Përgjithshme të Trafikut, duke vendosur detyrime të reja për përdoruesit e automjeteve të lëvizshmërisë personale, përfshirë skuterët elektrikë.
Për herë të parë, reforma përcakton një moshë minimale prej 15 vjeç për drejtimin e këtyre mjeteve, ndërsa përdorimi i kaskës bëhet i detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit.
Masat janë pjesë e një pakete më të gjerë të propozuar nga Ministria e Brendshme e Spanjës dhe Drejtoria e Përgjithshme për Trafikun, me synimin për të rritur sigurinë rrugore për këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët dhe përdoruesit e skuterëve.
Sipas rregullave të reja, drejtuesit e skuterëve elektrikë do të jenë të detyruar të mbajnë dritat ndezur gjatë natës ose në kushte me dukshmëri të kufizuar, si dhe të përdorin veshje apo aksesorë reflektues. Shkelja e këtyre detyrimeve mund të ndëshkohet me gjoba deri në 200 euro.
Autoritetet spanjolle kanë theksuar se reforma synon të përshtatë legjislacionin e trafikut me ndryshimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në fushën e transportit urban dhe lëvizshmërisë personale.
Turqi, 233 të arrestuar në operacionet kundër organizatave terroriste
40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 16:37 Turqi, 233 të arrestuar në operacionet kundër organizatave terroriste
- 16:30 40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
- 16:18 “Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
- 16:07 Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër
- 15:44 40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael