Spanja në mëshirë të flakëve, zjarret i afrohen Madridit, të paktën 1 i vdekur
Ekipet e zjarrfikësve në Spanjë kanë kufizuar avancimin e zjarreve në afërsi të Madridit, që vranë një person dhe bënë që disa dhjetëra banorë të evakuoheshin.
Rreth 180 persona u larguan nga zonat Soto de Viñuelas dhe Fuente El Fresno, në rajonin Tres Kantos.
Flakët përfshinë një kompleks shtëpish në Soto de Viñuelas, duke i shkrumbuar tërësisht ato. Bilanci i dëmeve, sipas autoriteteve lokale, duhet ende të llogaritet.
Personi që humbi jetën mori plagë të rënda në momentin kur flakët përfshinë banesën e tij, duke i djegur 98 për qind të trupit. Ai u dërgua me helikopter në një spital të Madridit, ku ndërroi dhe jetë.
Në vijim të njoftimit të tyre, autoritetet lokale nënvizuan se zjarri në afërsi të kryeqytetit spanjoll kishte avancuar 6 kilometra në vetëm 40 minuta.
Gjithashtu, mediat vendase raportuan se zjarri bëri që të ndalonte trafiku në aksin M-607, që lidh Madridin me komunën Kolmenar Vieho, në veri të kryeqytetit.
Të hënën, zyrtarët lokalë në qytetin jugor të Tarifës, në rajonin Kadiz, urdhëruan evakuimin e rreth 2 mijë njerëzve për arsye sigurie, pasi zjarret në pyje iu afruan zonave të banuara.
Spanja po përballet me verën më të vështirë sa i takon zjarreve në dekadat e fundit. Mbi 39 mijë hektarë tokë janë djegur nga 1 janari deri më 3 gusht të këtij viti, një zonë 9 për qind më e gjerë se e ajo e djegur në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane