VIDEO/ Spanja sekuestron 10 ton kokainë në një anije mallrash, 13 të arrestuar

12 Janar 2026 | 15:55

10 ton kokainë u sekuestruan javën e kaluar në një anije që transportonte kripë në Oqeanin Atlantik. Policia spanjolle u shpreh se ky sekuestrimi është më i madhi i këtij lloji i bërë ndonjëherë në det të hapur.

Operacioni u krye nga njësitë speciale të policisë spanjolle, të cilat sekuestruan anijen e mallrave me flamur të Kamerunit të lidhur me një organizatë shumëkombëshe të trafikimit të drogës. Anija lundronte në Oqeanin Atlantik me destinacion Evropën nga Brazili.

“Trembëdhjetë persona u arrestuan gjatë operacionit dhe droga, e cila ishte e ndarë në 294 çanta, u sekuestrua, si dhe një revolver”, shtoi policia.

Në tetor 2025, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 6.5 ton kokainë në një anije pranë Ishujve Kanarie, pas zbulimit një vit më parë të 13 ton kokainë në portin e Algeciras, në Andaluzi, në Spanjën jugore, të fshehur midis bananeve.

Spanja konsiderohet nga ekspertët në luftën kundër trafikut të drogës si një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, për shkak të lidhjeve të saj me Amerikën Latine, ku prodhohet droga, por edhe për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950

E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta të regjistruara në Spanjë për muajin qershor që nga viti 1950, njoftoi Agjencia Kombëtare Meteorologjike (Aemet), pasi...
17:36 | 24/06/2026

Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit

Italia ka kritikuar komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me përdorimin e bazave ushtarake italiane nga forcat amerikane gjatë operacioneve në...
16:51 | 24/06/2026

Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën një paketë të re për thjeshtimin e sistemit tatimor, e cila synon t’u kursejë bizneseve në Bashkimin Evropian rreth 8...
16:41 | 24/06/2026