Spanjë, sekuestrohen 6.5 tonelata kokainë! Ngarkesa e nisur nga Panamaja
Një skuadër agjentësh të Grupit të Operacioneve Speciale të policisë spanjolle lokalizoi dhe bllokoi me ndihmën e marinës ushtarake një anije tregtare rreth 600 milje nga ishujt Kanarie, e cila po transportonte 6 mijë e 500 kilogramë kokainë.
Sipas një njoftimi të autoriteteve iberike, anija ishte 54 metra e gjatë, 12 e lartë, 4.5 metra prej të cilëve zhytej në thellësi. Ajo kishte si destinacion portin e Vigos, në veri-perëndim të Spanjës.
Falë mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të policisë, më herët gjatë muajit policia spanjolle kishte marrë informacion nga DEA amerikane, e cila kishte sinjalizuar aktivitetet e një organizate kriminale ndërkombëtare, që synonte të transportonte një sasi të madhe kokaine përmes oqeanit Atlantik.
Anija e ndaluar mbante një flamur të Tanzanisë dhe ishte nisur nga porti Cristobal Anch, në Panama, me destinacion Spanjën.
Nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Antidrogës, forcat e rendit koordinuan operacionin për lokalizimin e anijes dhe falë sinjalizimeve të marra arritën të parandalonin që lënda narkotike të arrinte brigjet.
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin