Spërkatën turistët me ujë, Ministri spanjoll dënon veprimet e protestuesve

11 Korrik 2024 | 15:36

Ministri spanjoll i Turizmit Jordi Hereu dënoi sot veprimin e një numri të vogël demonstruesish që spërkatën turistët në Barcelonë me pistoleta uji gjatë fundjavës në shenjë proteste kundër turizmit masiv.

Ai tha se njerëz të tillë nuk përfaqësojnë kulturën spanjolle të mikpritjes. Sipas Reuters protestuesit në Barcelonë spërkatën turistët me ujë fundjavën e kaluar si pjesë e një proteste kundër turizmit masiv në lagjen e njohur Las Ramblas të qytetit.

Hereu, i cili më parë ishte kryebashkiak i Barcelonës, u tha gazetarëve se ndërsa veprimet e protestuesve ishin të dënueshme, i gjithë rasti ishte ekzagjeruar në mediat ndërkombëtare.

Demonstruesit mbanin pankartën “Mjaft! Le të kufizojmë turizmin”, ka pasur edhe konflikte verbale që kanë përfunduar shpejt, raporton El Pais.

“Qytetarët i vuajnë drejtpërdrejt pasojat e turizmit duke rritur koston e jetesës, qiranë, presionin ndaj shërbimeve publike dhe humbjen e identitetit lokal të qytetit”, deklaruan organizatorët e demonstratës, të cilët kërkuan uljen e numrit të fluturimeve në aeroport , terminalet e lundrimit të mbyllen në port dhe anulohen akomodimet turistike në hotele dhe apartamente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026