Spitali i Traumës është në mungesë mjekësh
Largimi i mjekëve nga Shqipëria ka sjellë mungesën e reanimatorëve në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Kështu bën më dije Agron Dogjani,President i Shoqatës së Traumës dhe urgjencës Kirurgjikale, i cili ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës në spital.
“Në repartin e reanimacionit mungojnë 5 mjekë, kjo kushtëzon ata 8-9 mjekë të mbetur që janë heronj. Ata përballojnë gjithë urgjencat kirurgjikale, traumatike.”- shprehet Agron Dogjani.
Ndërkohë që bluzat e bardha largohen nga Shqipëria, në kongresin e 3-të vjetor të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjisë Shqiptare, mjeku bën me dije se në spitalin e Traumës shkojnë në ditë rreth 100 deri në150 pacientë.
“Mjaft e vështirë të menaxhohen me këto kapacitete, në numër shtretërish dhe në kapacitete njerëzore për t’i menaxhuar ata.”- deklaron Dogjani.
Për zgjidhjen e këtyre problematikave, mjeku sugjeron që qeveria të nxitë rritjen e pagës së mjekëve dhe pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”