Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Javën e kaluar, Izraeli kreu një operacion të madh ushtarak dhe të inteligjencës kundër Iranit, i përgatitur ndër vite dhe i drejtuar nga spiunë, dronë dhe inteligjencë artificiale.
Sulmi nisi natën me goditje ajrore precize nga avionë luftarakë dhe dronë të futur kontrabandë, duke shkatërruar sisteme raketore dhe mbrojtjen ajrore iraniane. Objektiva të tjerë ishin qendrat bërthamore, ku u raportua edhe eliminimi i gjeneralëve dhe shkencëtarëve iranianë.
Sipas ish-drejtoreshës së kërkimeve në Mossad, Sima Shine, ky operacion është rezultat i shumë viteve punë për të goditur programin bërthamor të Iranit.
Sulmi u krye pak para raundit të gjashtë të bisedimeve SHBA-Iran në Oman, duke befasuar Teheranin, që nuk priste një ofensivë në atë moment.
Megjithatë, Netanyahu ka thënë se një sulm më agresiv ka qenë i domosdoshëm, pasi Irani ka vazhduar të pasurojë programin e vet, pavarësisht përpjekjeve diplomatike amerikane dhe paralajmërimeve prej vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.
Mossadi dhe ushtria izraelite kanë punuar së bashku për të paktën tre vjet për të krijuar themelin e operacionit, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës, i cili ka thënë se ka njohuri për sulmin.
Sulmi është planifikuar edhe në bazë të informacioneve që ka mbledhur Izraeli gjatë valës së sulmeve ajrore në tetorin e vitit të kaluar, përgjatë së cilës “është vënë në pah dobësia e sistemeve iraniane për mbrojtje”, ka thënë Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Për të shkatërruar edhe më tepër mbrojtje ajrore iraniane dhe sistemet raketore në nisje të sulmit të javës së kaluar, agjentët e Mossadit kanë kontrabanduar armë me precizitet të lartë brenda Iranit, të cilat kanë goditur shënjestrat prej afërsisë, sipas dy zyrtarëve të sigurisë, që kanë folur në kushte anonimiteti.
Në mesin e këtyre armëve ka pasur dronë të vegjël, të cilët agjentët i kanë futur në shtet me makina, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës.
Agjentët e Mossadit kanë stacionuar armë shumë afër qendrave për nisjen e raketave iraniane tokë-ajër, ka thënë Shine. Sipas saj, agjencia punon me një mori njerëzish, lokalë dhe izraelitë.
Për të analizuar informacionin e mbledhur prej burimeve të ndryshme, Izraeli e ka përdorur inteligjencën artificiale, ka thënë një zyrtar i inteligjencës, i përfshirë në selektim të individëve dhe qendrave që janë shënjestruar.
Ai ka thënë se inteligjenca artificiale është përdorur për t’iu ndihmuar izraelitëve që të shoshitnin thesarin e të dhënave që posedonin.
Mossadi besohet të ketë kryer një mori sulmesh në fshehtësi në programin bërthamor iranian në vjetët e fundit, përfshirë sulmet kibernetike dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë