Sporti i peshkimit me rregulla, leje në e-Albania për grepat
Peshkimi nuk do të jetë më një sport pa rregulla. Së pari, për të kaluar disa orë pranë një rezervati me peshq, duhet të marrësh leje në e-Albania.
Udhëzimi vjen nga Ministria e Bujqësisë, e cila vendos të mos lejojë peshkatarin të kapë më shumë se 5 kg peshk.
Kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.
Udhëzimi kufizon edhe numrin e mjeteve që duhen marrë me vete. Jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam; jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar ose një rrjetë e vogël dore.
Masa të ngjashme janë marrë edhe për peshkimin turistik, i cili kryhet nga ata që kanë varka ose anije.
Ministria e Bujqësisë kërkon nga peshkatarët, që të lëshojnë në ujë tufat e peshqve riprodhues nëse do të bien në rrjetën e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta