Stano: Emërimi i Rashiçit zhgënjim, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Bashkimi Evropian dhe 27 shtetet anëtare i bëjnë thirrje Prishtinës që të respektojë të gjitha hapat procedurale me rastin e emërimit të një ministri që vjen nga komuniteti jo-shumicë dhe se emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, tha sot zëdhënësi i Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Peter Stano.
Ai ka shtuar se emërimi i Nenad Rashiçit është zhgënjim për ta, sepse nuk i plotëson kushtet kushtetuese, shkruan Euronews Serbia.
“E kemi thënë shumë qartë për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër, se është me rëndësi jetike që të gjitha emërimet në ministra të jenë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. BE-ja dhe 27 shtetet anëtare i bëjnë thirrje Kosovës që të respektojë të gjitha hapat procedurale gjatë emërimit të një ministri që vjen nga një komunitet joshumicë. Kjo duhet respektuar”, tha Stano në konferencën për shtyp.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta