A po e kërcënon Serbia Nenad Rashiç? Maliqi zbulon detajet

2 Dhjetor 2022 | 12:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi të enjten kryetarin e Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Pas këtij vendimi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur me një gjuhë të ashpër, ndërkohë analisti Agon Maliqi është shprehur se Rashiç po kërcënohet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai mori rastin  Oliver Ivanoviç, duke thënë se të gjithë ata që janë në kundërshtim me  presidentin serb Aleksandër Vuçiç eleminohen.

“Një prej arsyeve se përse u zhduk nga skena Oliver Ivanoviç është se ai ishte qëndrimet e forta, por aya kanë një lloj interesi. Dallon interesi i serbëve të Kosovës prej interesit të Serbisë. Serbët e Kosovës intsrumentalizohen për interesa të Beogradit. Në këtë frymë u eleminua dhe Ivanoviç dhe me këtë frymë kërcënohen dhe serbët e tjetër që nuk pajtohen me Aleksandër Vuçiç”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026