Gjuha e ashpër e presidentit serb, Maliqi: Vuçiç bëhet dramatik kur ndihet i dobët
Në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që ndodh për herë të parë, pjesë e takimit të 6 dhjetorit nuk do të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Analisti Agon Maliqi në një intervistë për Euronews Albania, thotë se Vuçiç bëhet dramatik kur ndihet i dobët.
Ndër të tjera analisti qëndrimin e Vuçiç e konsideroi përpjekje për të penguar vazhdimin e dialogut.
“Mendoj se ajo që po shohim është një përshkallëzim i retorikës, jo vetëm për Kurtin. Vuçiç iu rikthye dje një gjuhe të tillë, ku dhe paralajmëroi bojkotimin e Samitit të Tiranës. Janë 4-5 hapa përshkallëzues që janë në vijim me trendin e Vuçiç që bëhet dramatik kur ndihet i dobët.
Është një përpjekje e Vuçiç për të penguar vazhdimin e dialogut në një moment që ai po futet në moment më serioz”- tha Maliqi.
Ndër të tjera ai theksoi: Reagimi i Vuçiç vjen nga frika e humbjes së kontrollit dhe një provokim që po dalin zëra të tjerë që nuk pajtohen me këndvështrimet e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kurti terrorist”, Tabaku: Vuçiç prishi çdo lloj ekuilibri, gjuhë komuniste
- Basha reagon ndaj Vuçiç: Gjuha e urrejtjes ndaj Kurtit është e papranueshme
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë