Starton festivali i verës në Berat, 41 kantina nga Shqipëria e Kosova në Berat

3 Nëntor 2024 | 17:08

Berati është kthyer në kryeqendrën e adhuruesve të verës këtë fundjavë, ku ka startuar edicioni i tretë i Festivalit të Verës “Wine & Stories”.

Ky edicion ka mbledhur në qendër të qytetit 41 kantina të verës nga Shqipëria, Kosova dhe zona e arbëreshëve të Italisë.

Të pozicionuara në sheshin qëndror të qytetit, të gjitha kanatinat e verës kishin ekspozuar prodhimet e tyre më të mira të verërave e rakive, të të gjitha llojeve.

“Ndodhemi këtu në edicionin e tretë të këtij festivali për historinë e verës, kantina jonë përfaqësohet nga varietete që janë dhe autoktonë të zonës së Leskovikit dhe Përmetit por edhe varietet ndërkombëtare ndër to mund të përmëndim shirazin, kabernet suvignon”,-tha Majlinda Guri, kantina Vreshti Pashait.

“Ne kemi e kuqja shqiptare, është një varietet autokton shqiptar, pra është një shishe e përbër nga dy varietet autoktone”,-tha Altin Driza nga Kantina Faba.

Sipas Nesti Bellos Administrator i një prej kantinave pjesmarrëse në këtë festival, edhe pse cilësia e verërave shqiptarë është rritur me hapa galopant, serish konsumi i verëtave të huaja është më i lartë sesa ato autoktone .

“Përsa i përket konsumit është për të ardhur keq por ne shqiptarët po konsumojmë më shumë verërat të huaja sesa shqiptare, vite më parë ndoshta kan pasur edhe të drejt sepse kantinat në shqipëri nuk e kishin rregulluar shumë kualitetin ndërsa sot varietet tona autoktone por dhe ato internacionale që ne mbjellim këtu kanë marr dhe cmimë në nivel europaion e botëror”,-tha administratori i kantinës Bello.

Jo vetëm qytetarët beratas por edhe turistë të huaj ju bashkuan festës së verës ku patën mundësinë ti drejtoheshin stendave për të provuar shumëllojshmërinë e shijeve të verës.

Festa e verës,që do të zgjasë për tre ditë-netë me radhë në Berat, do të përfshijë: pjesëmarrjen e somelierëve më të mirë, ndarje çmimesh për kantinat më të mira, degustim të verërave më të shumëllojshme, panaire dhe koncert live.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026