Statusi i harruar i minatorit, politika e premtoi para zgjedhjeve

11 Tetor 2022 | 16:08

Kushtet e vështira në punë, pagat e ulta, mungesa e mbrojtjes ligjore dhe institucionale përballë aksidenteve dhe abuzimeve të kompanive shfrytëzuese të minierave kanë nxjerrë në protesta të shpeshta minatorët.

Kërkesa kryesore dhe e përsëritur e tyre në këto protesta ka qenë miratimi i statusit të minatorit.

Minatorët thonë se statusi u jep mbështetjen e merituar financiare për vështirësinë e punës. Statusi i propozuar prej tyre në 2019 dhe përforcuar si kërkesë në 2020 përmes një peticioni parashikon pension 40 për qind më të lartë se paga minimale.

Paga minimale sot është 34 mijë lekë, që do të thotë se minatorët kërkojnë pension prej 47,600 lekësh. Kërkesat e tjera janë pension sa paga minimale për familjarët dhe fëmijët e minatorëve të vdekur në punë, kontrolle mjekësore falas dy herë në vit nga institucionet shëndetësore private e publike, kurim falas në rastet kur provohet se sëmundjet e tyre vijnë për shkak të punës dhe rimbursim 100 për qind të ilaçeve.

Mes kërkesave është edhe ajo e rritjes së pagave. Aktualisht minatorët paguhen 55 mijë deri në 60 mijë lekë. Kërkesa e tyre është që paga minimale e minatorit të jetë sa dyfishi i pagës minimale zyrtare, ose 68 mijë lekë me nivelin e pagës minimale aktuale.

Statusi është premtuar ndër vite nga politika. Edi Rama e ka premtuar që në fushatën e 2009-s në një takim elektoral në Pogradec, ndërsa Sali Berisha e premtoi për herë të fundit më 22 shtator të këtij viti në një takim me sindikalistët.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Shqipëria ka pak më shumë se 14 mijë minatorë. Nga të dhënat e 2020-s, aktiviteti kryesor i nëntokës është nxjerrja e kromit, me 242 licenca të dhëna dhe më pas hekuri e nikeli me 27 licenca. Kromi nxirret kryesisht në Bulqizë, ndërsa hekuri dhe nikeli në Pogradec. Nga këto licenca, rreth 210 kanë raportuar prodhim në 2020, të tjera kanë qenë pasive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026