Stërvitja Rusi-Bjellorusi shqetëson Poloninë, Varshava zhvendos trupat ushtarake

17 Shtator 2021 | 14:38

Varshava ka dërguar trupa ushtarakë në kufirin e saj lindor në reagim ndaj ‘Zapad 21’, stërvitjes së përbashkët ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ky aksion është një nga operacionet më të mëdha të transferimit ushtarak nga Polonia veriperëndimore në terrenet e trajnimit në jug-lindje të vendit. Ministri polak i mbrojtjes thekson se duhen marrë masa sigurie

“Gjëja më e rëndësishme është që Polonia duhet të jetë e sigurt, polakët duhet të jenë të sigurt. Kjo është arsyeja pse trupat janë zhvendosur”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Stërvitjet ushtarake Zapad, të organizuara midis 10 dhe 16 shtatorit, erdhën mes tensioneve në rritje midis NATO-s dhe Moskës. Polonia dhe shtetet baltike kanë shprehur shqetësimin e tyre për agresionin e mundshëm rus.

Stërvitja njëjavore e cila zhvillohet në territorin e të dy vendeve dhe në Detin Baltik ka alarmuar NATO-n pasi Bjellorusia është pjesë e zonës thuajse neutrale mes Europës dhe Rusisë.

Udhëheqësit kryesorë ushtarakë nga të dyja shtetet morën pjesë në ceremoninë e stërvitjes të quajtur “Zapad-2021”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026