Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e katër që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin 2024 që ndryshonte ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Projektligji parashikon përjashtimin nga TVSH për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin e përdorimit të hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.
Propozimi për të hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë është bërë nga deputeti i PS-së Erion Braçe.
Ky ndryshim i propozuar sipas qeverisë, synon nxitjen e importit të mëshqerrave mbarsë që do të lindin në vend me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë.
Heqja e TVSH-së në import pritet të ndihmojë sektorit të rimëkëmbet pas një rënie të vazhdueshme të numrit të bagëtive në vitet e fundit. Vetëm në vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3% në krahasim me vitin 2021.
“Nisur nga nevoja e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive në vend, është parashikuar përjashtimi nga TVSH në importin e gjedhëve të mbarsur sipas një kodi doganor të caktuar doganor. Po kështu është parashikuar përjashtimi nga TVSH i koshereve me bletë. Efekti nga këto masa në mbështetje të bujqësisë është rreth -150 milionë lekë në vit”, thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për TVSH-në.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha takime me fermerët në Baldushk: Bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qeverie
- Shtohen aplikimet e studentëve në Korçë, kërkohën bujqësia dhe mësuesia