Stoltenberg: NATO të përforcojë aftësitë e mbrojtjes përgjatë kufirit lindor
Në kohën kur konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ende nuk ka përfunduar, NATO ka nevojë të jetë në gatishmëri më të lartë dhe të përforcojë aftësitë e saj ushtarake përgjatë kufirit të saj lindor.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg ishte në Holandë për bisedimeve jozyrtare me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe krerët e Danimarkës, Polonisë, Letonisë, Rumanisë, Portugalisë dhe Belgjikës.
Takimi vjen pak ditë para samitit i cili zhvillohet ne Madrid.
“Diskutuam nevojën për një gatishmëri më të fuqishme për luftim, gatishmëri më të lartë, më shumë pajisje dhe furnizime të para-pozicionuara. Ne trajtuam edhe nevojën për të investuar në mbrojtjen tonë dhe për të investuar më shumë për të forcuar financimin e përbashkët të NATO-s”, tha kreu i Aleancës.
Kryeministri i Polonisë shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën.
“Unë ju kërkoj të bëni shumë më tepër për të dërguar armë, artileri në Ukrainë. Ata kanë nevojë për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin. Ku është kredibiliteti ynë nëse Ukraina dështon? A mund ta imagjinojmë që Ukraina dështon dhe ne kthehemi prapa si zakonisht? Shpresoj që jo”, theksoi Moraëiecki.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tregoi mbështetjen e tij për 500 ushtarë francezë të dislokuar në Rumani që nga pushtimi rus i Ukrainës. Ai do të vizitojë Moldavinë dhe pritet që të udhëtojë edhe drejt Kievit.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘NATO, mjete të ashpra’, Lavrov reagon pas anulimit të vizitës në Serbi
- Shefi i NATO-s: Lufta mund të përfundojë vetëm përmes negociatave
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen