Stoltenberg: rebelimi i Wagnerit tregoi gabimin e Moskës për sulm ndaj Kievit

26 Qershor 2023 | 15:29

Rebelimi i ndërprerë i grupit mercenar rus Wagner në fundjavë, e ka demonstruar shkallën e gabimit strategjik të Kremlinit kur e ka nisur luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën.

Rusia ka tentuar të rikthejë qetësinë këtë të hënë, pasi luftëtarët e Wagnerit e kanë ndërprerë avancimin drejt Moskës, janë larguar prej qytetit të kapur rus Rostov-on-Don dhe janë nisur drejt bazave të tyre në orët e vona të së shtunës, pas arritjes së një marrëveshjeje që u garanton siguri.

Sipas marrëveshjes të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, AleKsandër Lukashenka  komandanti i tyre, Yevgeny Prigozhin, duhet të shkojë në Bjellorusi.

“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme dhe një tjetër demonstrim i një gabimi të madh strategjik që presidenti Vladimir Putin e ka bërë kur e ka nisur aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë.

Konfuzioni për ngjarjet e jashtëzakonshme të fundjavës i ka lënë qeveritë e Perëndimit në kërkim të përgjigjeve se çfarë mund të ndodhë në këtë shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor dhe me luftën që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë.

Stoltebergu ka thënë se NATO-ja është duke e monitoruar situatën në Bjellorusi dhe e ka dënuar vendimin e Moskës për të dërguar armë bërthamore atje.

“Ne nuk kemi parë shenja që Rusia është duke u përgatitur për t’i përdorur armët bërthamore, mirëpo NATO-ja mbetet vigjilente”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se mbrojtja e NATO-s është mjaftueshëm e fuqishme për t’i mbajtur njerëzit të sigurt “në një botë të rrezikshme”

Në të njëjtën kohë, Stoltebergu e ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kievin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026