Stoltenberg: Retorika e Putin e rrezikshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehet se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin “është e rrezikshme e pamatur dhe e papërgjegjshme”.
Stoltenberg foli gjatë një vizite në aeroplanmbajtësen U.S.S. George H.Ë. Bush.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes bën me dije se anija po merr pjesë në një stërvitje të NATO-s në Detin Adriatik.
“Rusia tani pretendon në mënyrë të rreme se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë radiologjike në territorin e saj. Aleatët e NATO-s e hedhin poshtë këtë pretendim të rremë. Rusia shpesh akuzon të tjerët për atë që synon të bëj vetë. Ne e kemi parë këtë të ndodhë më parë, nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzim të mëtejshëm. Bota po e vëzhgon nga afër,” – u shpreh Stoltenberg.
Shefi i NATO-s përshëndeti sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, duke thënë se ky shtet po ofronte mbështetje për përpjekjet luftarake të Rusisë. Ai e cilësoi “të papranueshme”.
Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës