Stoltenberg: Ukraina së shpejti do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore
Në ditët në vijim, NATO do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, tha shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg më 18 tetor.
Deklarata e Stoltenbergut vjen teksa për më shumë se një javë, Ukraina po përballet me sulme ajrore ruse që kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve të energjisë në vend.
Gjatë një konference të sigurisë në Berlin, Stoltenberg tha se sistemet e mbrojtjes ajrore do ndihmojnë Ukrainën të mbrojë veten nga sulmet, përfshirë edhe nga sulmet me dronë të prodhimit iranian, që kanë shkaktuar shumë vdekje dhe shkatërrim, qëkur Rusia nisi një valë të re sulmesh në mbarë Ukrainën më 10 tetor.
“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të përmbushim atë që aleatët kanë premtuar, për të rritur dhe ofruar edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO do të dorëzojë në ditët në vijim sisteme kundër dronëve për të kundërshtuar kërcënimin specifik të dronëve, përfshirë ato nga Irani”.- tha Stoltenberg.
LEXONI GJITHASHTU:
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:02 Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)