‘Stop fushatës së rreme mediatike’, protestë kundër propagandës në Hungari

5 Nëntor 2022 | 16:08

Rreth 1.500 demonstrues u mblodhën përpara entit rregullator të mediave në Hungari, për të protestuar kundër transmetimit të lajmeve të njëanshme dhe të propagandës në favor të qeverisë populiste të vendit.

Manifestuesit kërkuan zëvendësimin e kreut të korporatës mediatike MTVA dhe mbulim dinjitoz të protestave masive të mbajtura së fundmi nga mësuesit dhe studentët hungarezë.

Protesta, e pagëzuar me parullën “Stop fabrikës së gënjeshtrave”, ishte thirrur nga deputetë të opozitës dhe ish-anëtarë të partisë në pushtet, FIDESZ, të njohur për qëndrimin e tyre kundër korrupsionit.

Protestuesit deklaruan se qeveria hungareze ka krijuar një “makinë propagande” që ka refuzuar vazhdimisht t’i garantojë hapësirë zërave të opozitës dhe që vetëm ka mbrojtur politikat e partisë në pushtet.

“Në një vend normal, media publike ndjek rregulla strikte për të lejuar që opinionet opozitare dhe ato qeveritare të përfaqësohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën cilësi”, deklaroi deputeti Akos Hadhazy.

Ai theksoi se, për sa kohë kjo makinë propagande funksionon, qeveria mund të bëjë virtualisht thuajse çdo gjë.

Qeveria hungareze, nën lidershipin e kryeministrit nacionalist Viktor Orban që prej 2010-s, është akuzuar vazhdimisht për çrrënjosjen e lirisë së medias dhe për regres në kontrollin dhe balancat e institucioneve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026