Denoncimi i PD për bashkinë e Vaut të Dejës: 870 mln lekë në xhepat e zyrtarëve

5 Nëntor 2022 | 15:29

Partia Demokratike vijoi edhe sot denoncimin për korrupsionin e bashkisë së Vaut të Dejës.

Nënkryetari i PD, Luçano Boçi bëri të ditur se ” 870 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve” dhe garantoi se “çdo abuzim po denoncohet në SPAK.”

“Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e  deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë”- tha ai.

Sipas tij një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Boçi deklaroi se investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç

Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë

Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues i Peshkut

Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po ashtu ai i ka drejtuar dhe disa pyetje qeverisë ndërsa ka pasur dhe një thirrje  për administratën e Bashkisë së Vaut të Dejës.

“Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës? Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente”- ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026