Pëllumbi debat me Këlliçin për popullsinë, deputeti i PD-së e përgënjeshtron live
Në emisionin “Rinon” në Euronews Albania kandidati i Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi ka debatuar me deputetin e PS-së Arben Pëllumbi në lidhje ardhjen e popullsisë në Tiranë dhe ndërtimet pa leje.
Këlliçi ka përgënjeshtruar live Pëllumbin, teksa ka nxjerr shifrat se sa persona kanë ardhur në Tiranë viteve të e fundit, shifra të cilat ishin në kundërshtim me deklaratën e Pëllumbit.
Ky i fundit tha se gjatë këtyre viteve popullsia e Tiranës është katërfishuar ndërsa Këlliçi kundërshtoi duke thënë se në vitet e fundit ka pasur ulje të popullsisë me 7 mijë banorë për çdo vit.
“Periferia është ndërtuar tani. Lundra është transformuar. Nuk mund ta ndalojmë këtë lloj zhvillimi. Është një qytet sot ka rreth 1 milionë banorë . Ka qenë një qytet që lindi me 10 mijë banorë, e sot ka 1 milionë banorë. Është katërfishuar në këto vite. Them se kemi më shumë gjelbërim se sa kemi pasur, e në mënyrë të padiskutueshme do të kemi dhe ndërtime.
Veliaj e mbajti premtimin se nuk do të jepte leje ndërtimi deri sa bëri planin e zhvillimit. Cilido që thotë nuk do të bëjë ndërtime nesër gënjen. Tirana do të zhvillohet. Futuni dhe shihni se sa shumë shitje apartamentesh ka dhe sa kërkesë. Nëse ka kërkesë duhet të japësh ofertë. Do të ketë më pak leje nëse ka më pak ndërtesa. Ajo që është e rëndësishme është se me çfarë cilësie ndërtojmë. Ndërtojmë me një cilësi me efiçencë të lartë energjetike”- u shpreh Arben Pëllumbi.
“Kam një koment në lidhje me shifrat. Nga janari i 2022 në raport me 1 janarin e 2021, sipas INSTAT, Tirana nuk ka pasur një rritje prej 30 mijë banorësh por ka pasur një rritje me 7033 banorësh, 0.8% të popullsisë, ndërkohë që lejet e ndërtimit janë rritur me 45 %. Ndërkohë në dy vitet e fundit vihet re se numri i shtesave vjetore të popullsisë është çdo vite në ulje me 6 ose 7 mijë në vit. Pra nga 17 mijë në vit ka rënë më 11 mijë në vit.
Kjo tregon që në Tiranë çiftet e reja po largohen dhe po ulet numri i lindshmërive sepse është bërë një qytet i pa jetueshëm. Unë jam në diskutim me ekspertë të ndryshëm dhe jam duke menduar të bëjë një propozim zyrtar për të bërë transparencë të lejeve të ndërtimit”- tha Belind Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet