Strategjia e ‘dragoit’, Kina planifikon rritje ekonomike për shpenzimet ushtarake
Kina ka caktuar një objektiv ambicioz për rritjen ekonomike me 5 për qind për këtë vit. Shifra është publikuar bashkë me një seri masash të tjera, që synojnë nxitjen e ekonomisë së gjigandit aziatik.
Ishte kryeministri Li Kiang që i prezantoi në hapjen e Kongresit vjetor të Partisë Popullore. Kreu i qeverisë bëri të ditur se performanca ekonomike e Kinës ishte përballur me vështirësi, disa prej të cilave duhet ende të zgjidhen, me qëllim ringjalljen e bumit ekonomik.
Konkretisht, ekonomia kineze po përballet me rreziqe në tregun e pasurive të patundshme, në borxhin e qeverive lokale dhe ato të sipërmarrjeve të mesme e të vogla në disa zona.
Gjithashtu, një seri masash të tjera synojnë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ngadaltë të vendit pas pandemisë. Përmes planeve të tij, Pekini zyrtar synon të shtojë 12 milionë vende pune në zonat urbane.
Përparësi do të ketë edhe rregullimi i tregjeve financiare, si dhe intensifikimi i kërkimeve për teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.
Një tjetër sektor që nuk do të anashkalohet do të jetë ai i mbrojtjes, shpenzimet për të cilin do të rriten me 7.2 për qind përgjatë këtij viti.
Buxheti i Kinës për mbrojtjen po mbikëqyret me vëmendje nga fqinjët e saj dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të synimeve të Pekinit ndaj Tajvanit.
Për dekada me radhë, ekonomia kineze u zgjerua me një ritëm të jashtëzakonshëm, me shifrat që e vendosnin prodhimin e brendshëm çdo vit në një mesatare prej 10 për qind.
Me hapat marramendës, përmes të cilëve tejkaloi Japoninë duke u bërë ekonomia e dytë në botë, Pekini pretendon se kishte nxjerrë miliona njerëz nga varfëria.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare, ekonomia kineze u rrit me 5.2 për qind, nivel i lartë që megjithatë është i ulët për Kinën. Por, disa kritikë argumentojnë se shifra reale mund të jetë më pak se një e treta e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)