“Strategu Aleksandër Vuçiç”, New York Times: Si po i mbijeton ai opozitës qytetare
Gazeta amerikane “New York Times” i ka kushtuar një tjetër artikull presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij ku e akuzonte për lidhje me krimin e organizuar.
Ndërsa vë në dukje se, Vuçiç ledhatohet nga diplomatë amerikanë dhe evropianë, si dhe duartrokitet nga një makineri mediash që vetëm përdhosin kritikët e tij, gazeta shkruan se lideri serb ndodhet gjithashtu në një pozitë të dobët për shkak të situatës në të cilën ndodhet Serbia.
Sipas së përditshmes amerikane, pas protestave të nisura në muajin maj e që po zgjasin prej disa javësh, Vuçiç është tani në pozitën e viktimës dhe në mbrojtje po i dalin pikërisht tabloidët dhe televizionet besnike ndaj tij.
“Nuk po vë bast për rënien e tij, sepse udhëheqësit si Vuçiç kanë teknika shumë të fuqishme për mbijetesë, por ekziston një plagë e hapur dhe peshkaqenët po qarkullojnë në ujë”, e ka komentuar situatën Vuk Vuksanoviç, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, një institut i pavarur hulumtues.
Sipas gazetës, ajo që po peshkon në këto ujëra të trazuara është Rusia, e cila ka fajësuar Perëndimin për trazirat e verifikuara në veri të Kosovës dhe nuk njeh pavarësinë e saj.
Por për Çedomir Çupiç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, Kosova tashmë është e humbur. “Nuk ka mundësi realiste që Serbia ta kthejë atë nën kontroll dhe të sundojë më shumë se një milion shqiptarë etnikë të panënshtrueshëm”, ka thënë Çupiç.
Megjithatë, ka theksuar ai, një situatë e tillë është një “dhuratë nga Zoti për Moskën”, e cila ka në dorë një “kruajtëse dhëmbësh”, me anë të të cilës mund të bëjë nervoze Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Nga ana tjetër, vijon “NYT”, dhuna në Kosovë ka ofruar edhe një pasqyrim të rrallë në lajmeve të figurës së Vuçiç, i cili ka marrë përsipër rolin e tij të fuqishëm si mbrojtës i interesave serbe, në një kohë kur po ballafaqohet me vështirësi për të zbutur protestat në rrugë.
Gjithashtu, përderisa diplomatë të lartë amerikanë e evropianë kanë shprehur zemërim për atë që e shohin si provokim nga Kosova, Serbia është argëtuar që po trajtohet si partnere e rëndësishme.
Gazeta i referohet vizitës së kësaj jave të gjeneralit amerikan Daniel Hokanson në Beograd, ku vlerësoi atë që e quajti “partneriteti fantastik” mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.
“Vlerësimi pozitiv qw i bwhet atij është pjesë e përpjekjeve amerikane për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe për ta çuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan e përditshmja amerikane.
Por një aspekt pozitiv është se përmasat e protestave popullore dhe dështimi i Vuçiç për të mobilizuar po aq njerëz në tubimin e tij më 26 maj, ka bashkuar opozitën e përçarë të vendit ballkanas.
Megjithatë, partitë opozitare i refuzojnë zgjedhjet e parakohshme të propozuara nga vetë presidenti serb, pasi topi nuk është në fushën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)