Strehimi kthehet në problem në Holandë, shkak çmimet e papërballueshme
Strehimi është çështja më e rëndësishme në zgjedhjet holandeze. Mungesa e shtëpive financiarisht të përballueshme ndodhet në krye të listës së shqetësimeve, sipas analistëve të vendit.
Eksperti financiar Peter Kanne, deklaron: “Është çështja më e rëndësishme sepse është neglizhuar për shumë kohë. Ndaj kemi shumë njerëz, të rinj e të vjetër, si dhe shumë emigrantë që kërkojnë një shtëpi në këtë vend. Të gjitha partitë mendojnë se kjo është shumë e rëndësishme e po ashtu edhe votuesit. Por deri tani asnjë parti nuk ka paraqitur një zgjidhje të pranueshme”.
Motive të ndryshme po krijojnë të ashtuquajturën “stuhia e përsosur”. Sipas profesorit Peter Boelhouëer, vendi ka nevojë për 390 mijë shtëpi.
“Arsyeja është se nuk janë bërë shumë ndërtime në 10 vitet e fundit. Ndaj kemi një rënie në prodhimin e shtëpive dhe paralelisht një rritje të popullsisë për shkak të emigracionit, i cili është shumë i lartë. Vitin e kaluar patëm shumë emigrantë nga Ukrainë, por janë kryesisht ata që përbëjnë krahun e punës. Ndaj në ditët e sotme ka më shumë kërkesa për strehim se 10 vjet më parë dhe ne kemi një mungesë të shtëpive”, tha Peter Boelhouëer, profesor, në Delft University:
Vincenzo Genovese, gazetar i Euronews bëri dhe një pasqyrim të situatës në Amsterdam: “Vetëm në Amsterdam janë rreth 3 mijë të ashtuquajtur “të pastrehë ekonomikë”, njerëz me një punë dhe një jetë normale që kanë humbur akomodimin pas një divorci dhe që nuk mund të gjejnë një strehim të ri për shkak të çmimeve të larta”.
Një program i hartuar nga shoqata jofitimprurëse “De Regenboog” ndihmon këta njerëz duke i afruar me pronarë që kanë dhoma bosh dhe që mund t’i japin me qira me një çmim modest, nga 250 në 600 euro në muaj.
“Ne përpiqemi t’u japim atyre një strehim të përkohshëm, që të mos jenë në stil mbijetese, që të mos kenë stresin dhe të mendojnë: ku do të fle, si do të shkoj në punë nëse nuk bëj dot një dush, ku do të gatuar, apo si do të mund të mbijetoj kështu? Ne mundohemi t’u japim atyre, të paktën për 12 muaj, një pikë ku të pushojnë dhe të mendojnë për të ardhmen”, deklaroi Tamara Kuschel, koordinatore nga shoqata “De Regenboog”.
Shoqata “De Regenboog” përpiqet gjithashtu t’i akomodojë njerëzit në zyra boshe apo në shtëpi që do të shkatërrohen. Në Amsterdam, marrja me qira e një apartamenti është shumë e vështirë, ndërsa blerja e pamundur. Për një shtëpi 60 m2 çmimi shkon mbi 600 mijë euro.
LEXO GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera